Shqipëri / Atentati me katër të plagosur në Lundër

Shqipëri / Atentati me katër të plagosur në Lundër

Policia e Tiranës nuk ka ende një pistë konkrete për atentatit me 4 të plagosur që ndodhi në Lundër mbrëmjen e të enjtes. Siç raporton A2 CNN, hetuesit kanë dyshime të forta se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv. Burime thonë se objektivi i atentatorëve ka qenë një grua e një personi me precedentë të theksuar kriminal, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur. Ky version bëhet edhe më i mundshëm për faktin se të plagosurit janë të gjithë persona pa precedentë penalë. Në deklarimet e tyre për policinë, edhe pse të shtruar në spital, 34-vjeçari Arens Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullaj kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt. Mullaj studionte në Londër dhe kishte 3 ditë që ishte kthyer në Shqipëri për pashkët. Nga breshëria e plumbave – Policia ka gjetur në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja – të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy të miturit, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj dhe 11-vjeçari Dior Demiraj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button