Shqipëri, policia nuk i jep leje PD-së për organizimin e protestës
Shqipëri, policia nuk i jep leje PD-së për organizimin e protestës
Policia shqiptare nuk i jep leje Partisë Demokratike (PD) për organizimin e protestës pasditen e sotme. Ata në një komunikim publik kanë njoftuar se nuk i mbështesin protestat që bllokojnë akset rrugore, duke nënvizuar se kjo paraqet vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. “Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.”- thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë. /Alsat.mk