Shqipëri, raundi i dytë për presidentin

Shqipëri, raundi i dytë për presidentin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për raundin e dytë te zgjedhjes së Presidentit të ri. Seanca plenare është parashikuar për t’u mbajtur pasdite, edhe pse në përfundim të orarit të përcaktuar nga konferenca e kryetarëve ditën e djeshme, ende asnjë emër nuk është dorëzuar nga palët. Ndonëse në mes javë palët u dakordësuan për t’i lënë opozitës te drejtën për të propozuar e para kandidatin, marrëveshja nuk shkoi si duhet, pasi kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, akuzoi socialistët për prishje të saj. Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit u ezaurua më 16 maj pa kandidatë zyrtarë. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, kandidati për president i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Për zgjedhjen e presidentit të, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button