Një asteroid do kalojë shumë afër tokës

Një asteroid do kalojë shumë afër tokës

Një asteroid i madh me diametër rreth 1.8 kilometra do të kalojë në një distancë relativisht të afërt por të sigurt nga Toka më 27 maj. Asteroidi është një nga më të mëdhenjtë që janë gjetur ndonjëherë dhe që po i afrohet planetit tonë dhe ka madhësi më shumë se dyfishi i madhësisë së ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai. Asteroidi do të bëjë kalimin e tij më të afërt nga Toka në fund të majit që kur u zbulua, dhe nuk do të afrohet përsëri deri në vitin 2914. Kalimi i tij do të jetë një mundësi e mirë për vëzhgim nga astronomët, profesionistët dhe amatorët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button