Shqipëria dhe Italia mbajtën mbledhjen e parë ndërqeveritare
Shqipëria dhe Italia mbajtën mbledhjen e parë ndërqeveritare
Shqipëria dhe Italia do të prodhojnë anije ushtarake. Kjo është njëra nga shumë marrëveshjet e firmosura sot në Romë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologes së tij Georgia Meloni në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare.
“Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar”, shkroi Rama në facebook
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Pirro Vengu zbuloi se kompania shtetërore “KAYO”, e cila është përgjegjëse për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake sipas një kontrate të nënshkruar me kompaninë italiane, “Fincantieri”, do të prodhojë anije ushtarake.
Por para se të niste mbledhja e përbashkët e dy qeverive, një kalimtar ka filmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama teksa flet me tone të larta në telefon. Nuk dihet se cili është bashkëbiseduesi nga ana tjetër e telefonit, por kryeministri Rama shihet i acaruar dhe ngre zërin teksa flet. /Alsat.mk








