Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit

Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit

Ndryshimet ligjore për pasaportat dhe dokumentet biometrikë do t’i hapin rrugë shumë shpejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot në konferencën për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se “përgatitja e ndryshimeve ligjore për pasaportat dhe dokumentet biometrikë, ka të bëjë me një ndryshim të rëndësishëm, që i përgjigjet zhvillimeve teknologjike të kohës”.

“Shqipëria duhet të emetojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe ne po punojmë me kompaninë, që ligji të na mundësojë prodhimin edhe të dokumenteve digjitalë të identifikimit”, u shpreh Balla.

Sipas tij, synimi është që të gjithë dokumentet që mbajnë qytetarët në portofolë si ID, patenta, kartat e bankave etj., të jenë digjitale, të mbahen në telefonin e gjithësecilit.

“Ndaj ky ligj është i rëndësishëm, pasi i hap rrugën kompanisë që të ecë me prodhimin e dokumenteve digjitalë”, theksoi Balla.

LEXO EDHE:

Back to top button