Shqipëria mikpritëse e 24 mijë trupave ushtarake

Shqipëria mikpritëse e 24 mijë trupave ushtarake

Shqipëria për herë të dytë është bërë mikpritëse e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA “Defender Europe”. Në këtë stërvitje marrin pjesë 24 mijë trupa ushtarake shqiptare, evropiane dhe amerikane. Në ceremoninë e hapjes së stërvitjes në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë morën pjesë personalitete të larta të shtetit dhe ushtrisë shqiptare, ambasadorja amerikane, si dhe drejtues të lartë ushtarakë amerikanë. Nëpër disa stenda ishin ekspozuar armatime të ndryshme.

Presidsenti i Shqipërisë Bajram Begaj tha se rëndësia e kësaj stërvitjeje është më e prekshme se kurrë dhe se vazhdueshmëria e kësaj manovre ushtarake është mëse e nevojshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është e privilegjuar që është mikpritëse e kësaj stërvitjeje për herë të dytë. Stërvitja “Defender 2023” nisi një ditë më parë në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button