Shqipëria në finalen e Eurovision, shkëlqen Anxhela Peristeri

Shqipëria kualifikohet në natën finale të Eurovizion. Ashtu sikurse u raportua edhe gjatë seancave të provave, këngëtarja përfaqësuese, Anxhela Peristeri shkëlqeu në skenën e e festivalit në Roterdam të Holandës teksa performoi këngën e saj me titull “Karma”.

Ndonëse me një pjesëmarrje të kufizuar spektatorësh për shkak të pandemisë, në sallën e Eurovision nuk mungoi dhe flamuri shqiptar që shoqëroi këngëtaren tonë gjatë performancës.

Shtetet e tjera me të cilat Peristeri do të përballet në finale janë Greqia, Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Suedia, Lituania, Qiproja, Belgjika, Ukraina.

Shqipëria do të performojë e dyta në finalen e së shtunës.

LEXO EDHE:

Back to top button