Shqiptarët të ndarë 50 me 50 mes Trump dhe Harris
Shqiptarët të ndarë 50 me 50 mes Trump dhe Harris
Komunitetit shqiptar në SHBA është ndarë në mbështetjen që ua jep kandidatëve për president në zgjedhjet në SHBA. Më 5 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet më të paparashikuara në historinë e SHBA-ve dhe gara mes Ish Presidentit Donald Trump dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris ka ndarë “50 me 50 shqiptarët”. Kështu thotë Adrian Shtuni, ekspert i çështjeve ndërkombëtare i cili jeton në Uashington. Ai thotë se SHBA ska pasur zgjedhje kaq të ngushta dhe si rrjedhojë edhe shqiptarët janë të ndarë sipas realiteteve amerikane.
Ndërkohë Gino Mulliqi, asamblist në qytetin e Wylie, në Teksas, thotë se edhe pse ai vetë është republikan, politikanët shqiptarë në Ballkan nuk duhet të mbajnë anë, pro të shohin interesat e shteteve të tyre. Sipas tij komuniteti shqiptar në SHBA pavarësisht se kë mbështesin, pas zgjedhjeve duhet të bindin politikën amerikane që të jetë e përkushtuar në Ballkan.
Këto vlerësime z. Shktuni dhe z. Mulliqi i bënë gjatë Programit 200 në Alsat (që transmetohet sot në ora 21:40).