Shtatë viktima dhe 89 raste të reja me Covid-19, shërohen 215 pacientë


Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 7 pacientë të vdekur dhe 89 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1529 mostrave.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 215 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 585.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 14,004persona.

Prej tyre, 10,722 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.697.

LEXO EDHE:

Back to top button