Shtetasi i Shqipërisë i zhvat 11 mijë euro një personi nga Tetova

Shtetasi i Shqipërisë i zhvat 11 mijë euro një personi nga Tetova

SPB Tetovë njofton se një 58-vjeçar nga Shqipëria ka mashtruar një person nga Tetovë me çrrastë i ka marrë një shumë të konsiderueshme të parave kinse për të hapur një kompani në Dubai.

“Një pesëdhjetë e shtatë vjeçar, banor i një fshati të Tetovës, dje (28-mars) në ora 14:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se 58-vjeçari M.M. nga Republika e Shqipërisë gjatë muajit të fundit i kishte premtuar atij dhe një personi tjetër se do të hapë një kompani në Dubai dhe në këmbim në tre raste i kanë paguar gjithsej 11 mijë euro, por as kompania nuk është hapur dhe as paratë nuk janë kthyer, kështu që e kuptuan se kishin qenë të mashtruar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button