Shtetet e Ballkanit të shqetësuara për mungesën e energjisë elektrike dhe gazit natyror

Shtetet e Ballkanit të shqetësuara për mungesën e energjisë elektrike dhe gazit natyror

Gazetar: Miki Trajkovski

Derisa pushteti vazhdimisht siguron qytetarët të mos kenë frikë për furnizimin me energji elektrike dhe karburant nga vjeshta, qeveritë e rajonit paralajmërojnë krizën. Thonë se na pret dimri më i vështirë dhe më i pasigurt në dekadat e fundit, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por edhe nga pikëpamja energjetike. Një forum energjetik po mbahet në Ohër gjatë një periudhe të çmimeve globale tepër të larta të karburantit, mungesave të energjisë elektrike dhe luftës në Ukrainë.

“Mendoj se ajo që na pret është një dimër i vështirë”. Parashikimi më optimist është se do të jetë një nga më të vështirat në dekadat e fundit. Problemi këtu dhe në BE është se prodhimi i energjisë elektrike vjen nga gazi natyror dhe kjo ndikon në çmimet”, deklaroi Aleksandar Nikolov- Ministër i Energjetikës i Bullgarisë

“Kjo krizë e ka origjinën nga pushtimi i Ukrainës, që çoi në çmime të larta jo vetëm të energjisë, por edhe të ushqimeve. E gjithë kjo varësi energjetike që kemi është për shkak të asaj loje gjeopolitike, dhe në këtë mënyrë shumë prej normave dhe vlerave tona po minohen”, tha Jorgos Papandreu-ish ministër i Greqisë,

Por, ministri e Ekonomisë së Maqedonisë pohon se qytetarët nuk duhet të kenë frikë.

“Ne edhe vitin e kaluar thamë se nuk do të ketë kufizime. Nuk do të ketë as këtë vit, edhe pse me siguri do të jetë një dimër i vështirë. Të gjitha përgatitjet po bëhen nga EMV-ja për të rritur prodhimin”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë është i bindur se qytetarët do të mund t’i paguajnë faturat e rritura të energjisë elektrike, dhe se do të vazhdojë të ketë karburant të mjaftueshëm në vend./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button