Shteti do ta blejë gazsjellësin, deputetët pritet të votojnë pr/ligjin

Pas 15 vitesh negociata dhe disa procese gjyqësore, Qeveria është në prag të zgjidhjes së problemit me SHA GAMA, me çka do të bëhet pronare 100 për qind i gjithë sistemit nacional të gazsjellësit. Propozim- ligji për tejkalimin e kontestit prej sot është para deputetëve dhe pritet votimi i tij. Shteti do duhet t’i paguajë 32 milion euro SHA Makpetrol, që ishte bashkëpronar i kompanisë GAMA, por ato nuk do mund të transferohen në llogarinë e tyre derisa të miratohet ligji.

Propozim-ligj për marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe Makpetrol

“Me këtë ligj zgjidhet kontesti ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHA MAKPETROL. Ndërtimi dhe menaxhimi me sistemin e gazsjellësit dhe gazifikimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka një rëndësi të madhe “.

Deri më tani, shteti ka zhvilluar disa procese gjyqësore me Makpetrol-in për përcaktimin e strukturës së pronësisë. Në ligj parashihet që të gjitha proceset gjyqësore të mbyllen me qëllim të tejkalimit të qetë të problemit. Marrëveshja për blerjen e aksionit që e posedonte Makpetrol u lidh që në dhjetor të vitit të kaluar. Pas zgjidhjes së këtij kontesti që zgjat që nga viti 2005, institucionet shtetërore do mund ta përshpejtojnë procesin e gazifikimit të Maqedonisë.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button