Shteti duhet t’i paguajë Boshkovskit 5700 euro

Shteti Lube Boshkoskit duhet t’i paguajë 5720 ​​euro deri më 1 dhjetor. Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg solli vendim mbi ankesën e Boshkoskit për gjykim të padrejtë në rastin “Fushata”, ku ai u dënua me pesë vjet burg për financim të paligjshëm politik. Gjykata vendosi që lideri i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” të merr 4,500 euro si dëm jomaterial dhe 1,220 euro kompensim të shpenzimeve. Ankesa për gjykim të padrejtë u pranua në pjesën e dëgjimit të dëshmitarit kryesor të mbrojtur – dëshmia në bazë të së cilës ai u dënua dhe në pjesën e përjashtimit të publikut nga procesi në tre raste.

Boshkovski kërkoi 18 mijë euro dëmshpërblim, por qeveria jonë vlerësoi se janë shumë. Boshkovski për shërbime avokature kërkoi mbi 10 mijë euro, por mori vetëm 1220 euro. Në aktgjykimin e publikuar nga ana e Gjykatës në Strasburg thuhet se me vendim të Kryetarit të Gjykatës, nga vendimmarrja është përjashtuar gjykatësi Jovan Ilevski, i cili është gjykatës në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, por edhe baxhanak i Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të DSK-së i cili u dëgjua në bombat se si flet për mënyrën e arrestimit të Boshkovskit.

GJEDNJ:

“Sipas asaj, Gjykata nuk ka vërtetuar që në rrethanat e çështjes, përjashtimi i opinionit nga seancat në 20 dhe 25 tetor dhe 15 nëntor të vitit 2011 ka qenë i justifikuar në mënyrë objektive. Duke pasur parasysh të lartpërmendurën, Gjykata konkludon se procedurat e tanishme nuk i përmbushnin kërkesat për seancë korrekte.”

Boshkovski tani është këshilltar në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev. Ndryshe, vetëm në vitin 2019, shteti ka paguar 266 mijë euro pas betejave të humbura para Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Bëhet fjalë për 106 çështje që janë sjellë para kësaj gjykate e cila ka vërtetuar veprime jo korrekte në procedurat e gjykatave vendase.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button