Shtohen akuzat ndaj ish presidentit të Shqipërisë, kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Ish deputeti Halit Valteri, personi që bëri kallëzimin në SPAK ndaj Ilir Metës për çështjen e lobimeve dhe kontratave qindra miliona dollarësh në SHBA, deklaroi në televizionin A2 CNN, akuza se ish kreu i shtetit, Meta, është i përfshirë në një vrasje të bujshme në Lezhë. Valteri e cilëson Ilir Metën, si e keqja më e madhe e shqiptarëve.
Ilir Meta, prej ditësh në burg, është i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe pasuri të pa deklaruara. Nga ana tjetër, sipas avokatit Spartak Ngjela, mendohet se Ilir Meta, ditën e arrestimit të tij, ku po kthehej nga Kosova, qëllimi i vizitës në Kosovë ishte pritja e përgjigjes për azil politik në Hungari, por që ishte refuzuar nga Budapesti.








