Shtyrja e regjistrimit, Hani: Pa pjesëmarrjen  e opozitës, regjistrimi nuk do të ishte real

Dispozitat ligjore garantojnë që procesi i regjistrimit do të jetë i suksesshëm dhe valid, kështu u shpreh në “Rruga drejt…” zyrtari i BDI-së Tahir Hani, sipas të cilit aktivitetet e opozitës maqedonase në drejtim të bojkotit të regjistrimit ishin një nga shkaqet për shtyrjen e procesit të regjistrimit për në shtator. Hani madje tha se pa pjesëmarrjen e opozitës regjistrimi nuk do të pasqyronte shifrat reale të popullatës.

Ne kishim një reaksion të opozitës maqedonase, pra VMRO-DPMNE-së e cila opozitë me aktivitetin e saj krijoi klimë, kushte që popullata maqedonase, një pjesë që janë ithtarë të VMRO-DDPMNE-së do të mund të bojkotoj regjistrimin dhe me vetë faktin që ato do të bojkotonin regjistrimin nuk do të kishim regjistrim real.  Shtyrja e regjistrimit të popullatës rezidente në vend dhe vazhdimi i regjistrimit të popullatës së diasporës nuk paraqet asnjë pengesë, rrezikshmëri se mund të vijmë në situata të të cilave ne nuk do të kemi besim në numrin e përgjithshëm të popullsisë që do të regjistrohet me procesin e regjistrimit. Në këtë drejtim neve vetëm se kemi tejkaluar një pengesë të mundshme që të mos dështoj regjistrimi dhe të mos ketë suksesin e saj”, deklaroi Tahir Hani, BDI.

LEXO EDHE:

Back to top button