Shuhen shpresat për ndërtimin e shkollës në Idrizovë për këtë vit

Ndërtimi i shkollës së premtuar në Idrizovë nuk do të nis këtë vit. Nëse kompletohet dokumentacioni i duhur ndërtimi i shkollës mund të filloj gjatë vitit 2021. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska thotë se shkolla në fjalë mund të filloj të ndërtohet në momentin që do të sigurohet leja për ndërtim dhe projekti adekuat.

Nëse kjo shkollë hyn në ato që janë prioritare dhe nëse kjo shkollë ka dokumentacion të plotë me miratim për ndërtim, sigurisht që në vitin 2021 do ta vendosim. Shërbimet janë në komunikim dhe koordinim, në momentin kur unë do të marr përgjigjen po, kjo shkollë është e përgatitur për ndërtim, me projekt dhe leje për ndërtim, në atë moment do të mund të hyj në planin për furnizime publike të Ministrisë së Arsimit”-pohoi Milla Carovska, ministre e Arsimit.

Paralajmërimi i Carovskës ka shqetësuar këshillin e prindërve të fshatit Idrizovë. Këta të fundit kërkojnë që kreu i Gazi Babës, Boris Georgievski t’i qëndroj pas marrëveshjes së arritur me prindërit vitin e kaluar. Mes tjerash, neni 5 i marrëveshjes thotë se nëse shkolla e re nuk ndërtohet deri në shtator të vitit 2020, nxënësit e klasës së shtatë do të kthehen në shkollën “Njegosh” në Jurumleri dhe mësimin të vazhdojnë ta ndjekin në gjuhën shqipe. E njëjta do të vlej edhe për gjeneratat që vijnë, deri në ndërtimin e shkollës së re.

Gjithçka prej saj është e konfirmuar apo është e realizuar përmes një marrëveshje e cila marrëveshje edhe pse është e vulosur me vulën e komunës, e nënshkruar nga kryetari i komunës dhe atë në zyrën e komunës, pra fatkeqësisht jemi duke e parë që ligji nuk funksionon apo nuk respektohet marrëveshja. Nuk është kjo një marrëveshje mes kompanive por është marrëveshje e nj institucioni, është marrëveshje e komunës të një shteti të cilën fatkeqësisht nuk janë duke e respektuar”-tha Bajram Bejta, këshilli i prindërve në Idrizovë.

Vitin e kaluar, Komuna e Gazi Babës pasi refuzoi kërkesën për hapjen e paraleleve shqipe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në shkollën fillore “Njegosh” në lagjen e Jurumlerit, mori vendim për ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë ku do të mësonin të gjithë fëmijët e fshatit.

 

Melihate Rustemi            

LEXO EDHE:

Back to top button