Shukova premton qendra rinore, do të kontribuojnë në ndërlidhjen e rinisë me kompanitë
Shukova premton qendra rinore, do të kontribuojnë në ndërlidhjen e rinisë me kompanitë
Kandidatja e LSDM-së për Qytetin e Shkupit në kuadër të fushatës zgjedhore premton se nëse bëhet kryetare, do të krijojë qendra rinore të cilat do të kontribuojnë në ndërlidhjen më të mirë të rinisë me kompanitë. Plotësisht, këto qendra rinore parashikohet që të kenë bashkëpunim edhe me Agjencinë e Punësimit dhe Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Shukova, gjithashtu theksoi që në këto qendra, të rinjtë do të mund të këshillohen edhe për çështje arsimore.
“Qyteti i Shkupit hapë qendra rinore që do t’i lidhnin të rinjtë me kompanitë që kërkojnë njerëz për punë. Njëkohësisht, në ato do të mbaheshin trajnime dhe testime për udhëzimin e të rinjve për zgjidhje të drejtë në arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa do të bashkëpunonin me Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Këto qendra, do të mundësojnë edhe mbështetje modeste financiare të planeve të bizneseve të vizitorëve të tyre, por edhe do të shërbejnë si lidhje mes të rinjve dhe investitorëve për lehtësimin e rrugës së suksesit në biznes. Në këto qendra sigurojmë edhe lidhje me kompanitë që kërkojnë kuadër të ri, këshillim për zgjedhje të arsimit dhe karrierë, trajnime për shkathtësi digjitale, sipërmarrësi dhe zhvillim personal”, deklaroi Kaja Shukova, Kandidate për Qytetin e Shkupit. /Alsat.mk









