Shumë kompani detyrohen të mbyllin dyert shkaku i krizës energjetike

Shumë kompani detyrohen të mbyllin dyert shkaku i krizës energjetike

Gazetar: Ile Petreski

Pas takimit të pasuksesshëm të kreut të shtetit për një marrëveshje dypalëshe, për furnizimin me energji elektrike nga Bullgaria, optimizmi i bizneseve të mëdha se autoritetet do të ofrojnë energji elektrike të lirë nga jashtë është në rënie. Pas informacioneve se disa fabrikat të mëdha kanë mbyllur ato, për shkak të krizës energjetike, përgjegjës për politikat ekonomike të Qeverisë thotë se kompanitë e mëdha po mbyllen edhe për shkak të remonteve, jo vetëm për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Nuk di çfarë të them për kompanitë e mëdha, për shembull, çmimet e sotme në bursë janë 260 euro, ka lëvizje, ka vendime të Komisionit Evropian që shkojnë në favor të qetësimit të situatës. Konsumatorët e mëdhenj kanë hyrë në periudhë rimëkëmbje, energjia elektrike nuk është e vetmja arsye. Prandaj mendoj se informacioni duhet të tregohet siç duhet nga ata”, tha Fatmir Bytyqi- zëvendëskryeministër e ekonomisë.

Fabrikat e mëdha mbyllen vetëm për shkak të kostos së shtrenjtë të energjisë elektrike në bursa. Për ta është më fitimprurëse të mos punojnë, sesa të funksionojnë dhe paguajnë energji elektrike në mënyrë joreale. Kështu pohon për Alsat ish kryetari i Shoqatës së Minierave të Maqedonisë, Nikollajço Nikollov, i cili ende po monitoron në mënyrë aktive situatën në këtë sektor dhe i demanton deklaratat e Bytyqit. Ndër minierat e mbyllura janë “Buçim” dhe “Euronikel”.

“Arsyeja kryesore është energjia elektrike, ose më saktë çmimi shumë i lartë i energjisë elektrike. Është normale të përdoret kjo periudhë kur nuk punohet për rikonstruksione dhe modernizim të caktuar. Buçimi në vitin 2021 paguante 500 – 600 mijë euro në muaj për rrymë, ky numër tani është rritur në katër ose pesë milionë euro, dhe kjo është gati 10-fishi i çmimit dhe është logjike që kjo nuk mund të durohet, të punohet dhe të prodhohet me çmim të tillë”, tha Nikolaçjo Nikolov Ish-kryetar i Shoqatës së Minierave të Maqedonisë.

Pasi Bullgaria njoftoi se energjia elektrike në Maqedoni mund të shitet vetëm me çmime në bursë, tani kërkohet ndihmë nga Bashkimi Evropian për të mbuluar një pjesë të çmimit që do të paguajnë kompanitë maqedonase. Biznesmenëve nga vendi nuk u konvenojnë çmimet e energjisë elektrike më të larta se 200 euro./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button