" "
Bebe Rexha mbetet ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botë.
Ylli i muzikës krahas kësaj, është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku përveç fotosesineve dhe angazhimeve profesionale, ajo ndan me fansat edhe imazhe e video nga përditshmëria.
Në rol të madh në këto postim zënë edhe familjaret e saj, të cilëve Bebe herë pas herë u bën dedikime.
Së fundmi këngëtarja ka bërë një postim ku shihet përkrah nënës së saj, e më të cilin ka një ngjashmëri të madhe, dhe kjo vërehej edhe në InstaStoryn që ajo solli.
“Si e ëma, si e bija”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e postimit ku shihej në makinë bashkë me nënën e saj.









