Siguria në maksimum, qentë robotë ruajnë Trump
Siguria në maksimum, qentë robotë ruajnë Trump
Një qen robot i quajtur “Spot”, i prodhuar nga kompania Boston Dynamics është “arma” më e fundit në arsenalin e Shërbimit Sekret Amerikan.
Pajisja e teknologjisë së lartë është parë së fundmi duke patrulluar në perimetrin e resortit Mar-a-Lago në Florida, rezidencë ku presidenti i zgjedhur Donald Trump, kalon pjesën më të madhe të kohës.
Ata nuk kanë armë dhe mund të kontrollohen nga distanca ose automatikisht, për sa kohë që itenerari është e programuar paraprakisht.
Gjithashtu, kalimtarët paralajmërohen me një shenjë në secilën nga këmbët e Spot, duke iu kërkuar që të “mos e përkëdhelin”.
Videoja e Spot-it që vjen rrotull rreth pronës së Trump është bërë virale në TikTok, ku reagimet variojnë nga “të lezetshëm” deri “në rrëqethëse”.
“Mbrojtja e presidentit të zgjedhur është një përparësi kryesore e tyre,” tha Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit të Shërbimit Sekret të SHBA.
Në muajt para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Trump ishte objektivi i dy tentativave të dukshme për vrasje. E para ndodhi në korrik, në një takim elektoral në Butler, Pensilvani dhe tjetra në fushën e golfit Mar-a-Lago në shtator.