Sindikata e postës paralajmëron protestë, kundërshton punësimet e reja

Sindikata e postës paralajmëron protestë, kundërshton punësimet e reja

Sindikata e postës së Maqedonisë kërkon takim urgjent me përfaqësues të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve me qëllim që të bisedohet për gjendjen e keqe të postës, krizën financiare dhe rrezikun për pagat e rregullta. Nëse ky takim nuk realizohet Brenda 5 ditësh, paralajmërojnë protesta dhe greva. Sindikata kërkon nga drejtori i postës të rishqyrtojë vendimin dhe ta tërheq shpalljen për 31 punësime të reja në sektorin e administratës, pasi vlerëson se kjo do ta ngarkonte edhe më tej buxhetin, ndërsa këto punësime nuk janë të nevojshme. Posta i hedh poshtë akuzat dhe thekson se punëtorët pagat i marrin rregullisht, ndërsa sa i përket konkursit për punësim thekson se kjo ndodh për shkak të mungesës së kuadrit. Nga Posta e Maqedonisë thonë se reformat në këtë institucion kanë filluar dhe po bëhet sistematizim dhe riorganizim me qëllim përmirësimin e funksionimit.

“Siç e dijmë të gjithë, do të ndërmarrim të gjitha masat dhe mekanizmat ligjorë për mbrojtje të të drejtave tona të punëtorëve, e ato janë organizimi i protestave dhe përsëri grevë nëse nuk flitet për përmirësimin e situatës. 01:03 Si të punësuar kemi frikë për ardhmërinë e mëtejshme të shoqërisë si dhe marrjen e rregullt të pagave në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh se pagën e janarit e kemi marrë të premten, më datë 17, pas skadimit të afatit ligjorë”, deklaroi Boro Veligdenov, kryetar i Sindikatës së Postës së Maqedonisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button