E diela ditë jo punë, skadoi afati për propozimet e ministrive

Ministritë nuk e respektojnë afatin shtatë-ditor për të vendosur se cilat veprimtari që janë nën kompetencat e tyre duhet të punojnë të dielën. Ministrja e Punës Jagoda Shahpaska këtë afat kolegëve të saj ministra ua dha pikërisht një javë më parë. Por, Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, thotë se ky obligim nuk ka përfunduar. Tek tani do të flasë me Odat Ekonomike.

Sipas mendimit tim, ne duhet të marrim vendimin e duhur, e jo të nxituar. Kjo është arsyeja pse kemi ngritur grup pune, por duam të konsultohemi me më shumë palë të përfshira për këtë çështje – deklaroi Blagoj Boçvarski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës përsëri na thanë se nuk do t’i japin propozime Qeverisë se cilët të punësuar nga veprimtaritë nën kompetencat e tyre duhet të jenë të lirë të dielën. Propozimi i tyre është që në fakt të rritet numri i veprimtarive që në mënyrë obligative do të punonin të dielave. Këtë do ta kërkojnë përmes ndryshimeve në Ligjin për Sektorin Publik. Një ditë më parë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se të dielën, si ditë e mundshme jo pune, punonjësve të hotelierisë, veprimtarisë turistike dhe tregtisë me pakicë nuk do t’u konvenonte. Vetëm punonjësit me shumicë mund të përfitojnë nga kjo. Lidhja e Sindikatave reagoi ndaj njoftimeve të tilla, duke deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës do të jenë të parëndësishme. Nga Konfederata e Sindikatave të Lira kërkojnë që të gjithë ata që punojnë të dielën të marrin mëditje prej 50 për qind më të lartë.

Ile Petrevski

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button