Sindikatat bllokuan hyrjen e Shkupit: Çdo gjë është shtrenjtuar, duhet të rriten dhe pagat

Sindikatat bllokuan hyrjen e Shkupit: Çdo gjë është shtrenjtuar, duhet të rriten dhe pagat

Gazetar: Ile Petrevski

Sindikatat sot paradite bllokuan hyrjen në Shkup. Në udhëkryqin kryesor në Autokomandë, përfaqësuesit e LSM-së vendosën tenda, flamuj dhe rekuizita të tjera me të cilat kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për, siç thonë qëndrimin injorant të pushtetit, shkruan Alsat.

Për detyrat që marrin në punë thonë se duhet të paguhen më shumë.

“Klasa punëtore është sjellë në një krizë të paparë, deputetët duhet të mendojnë dhe të qëndrojnë pas punëtorit dhe t’i marrim ato para”.

YouTube video

“Duhet të marrim rrogë më të lartë, çdo gjë është shtrenjtuar dhe sepse punëtori meriton një pagë më të lartë”.

“Punëtori, puna e tij, kapitali i tij janë njohuritë, aftësitë që zotëron dhe kjo është ekuivalenti i kapitalit”.

Derisa të punësuarit në sektorin publik janë në grevë në vendet e tyre të punës, liderët e sindikatave të tyre duhet të jenë në rrugë, thotë Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

“Apeloj, na merrni seriozisht, ne do të jemi çdo ditë në rrugë nëse nuk plotësohen kërkesat tona që janë të nevojshme për momentin. Nuk mund të na thoni se do të kemi rritje të re të energjisë elektrike dhe të na ofroni një metodologji të re të listës së pagave”, tha Darko Dimovski Kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Për të kaluar u lejuan vetëm autoambulancat.

Rruga ishte e lirë edhe për automjetet e zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë.

“Nëse kjo protestë nuk ndryshon mendjen e pushtetarëve dhe nuk plotësojnë kërkesat e sindikatës, destinacioni i radhës për mbajtjen e protestës do të jetë përballë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Nga atje sindikatat do të kalojnë para Kuvendit. Sipas planit, sindikatat do të protestojnë, gjegjësisht do të mbyllin edhe hyrjen e Shkupit afër Sarajit”, raporton Ile Petrevski gazetar.

Sindikata kërkon rritje të pagave në sektorin publik për 2800 denarë dhe pagesë të regresit vjetor i njohur si K-15./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button