Sindikatat, protesta për paga më të larta

Respektimi i të drejtave të punëtorëve është në nivelin më të ulët, shteti nuk i respekton ligjet, ndërsa qytetarët varfërohen nga rregullimi i padrejtë i pagës minimale. Këto janë disa nga arsyet pse sot Konfederata e Sindikatave të Lira proteston përpara Qeverisë. Sindikalistët shpresojnë që autoritetet t’i dëgjojnë kërkesat e tyre dhe se pas protestës do të thirren në takim.

Të drejtat e punëtorëve janë në nivelin më të ulët në këtë periudhë, nuk e di a do na dëgjojnë, shpresoj të na thirrin dhe se do të fillojmë t’i zgjidhim problemet, por vërtetë të ulemi dhe të bisedojmë. Ashtu siç ishte deri më tani formalisht vetëm të fotografohemi dhe ta publikojmë se ka dialog shoqëror, nuk pranojmë. Nëse veprime të tilla vazhdojnë pas protestës së sotme paralajmëruese, e cila do të jetë simbolike, KSL do të ndërmarrë masa më radikale- deklaroi Blagoj Ralpovski – kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura.

LEXO EDHE:

Back to top button