Situatë e qetë në Jarinjë në orët e mesnatës

Situatë e qetë në Jarinjë në orët e mesnatës

Në veri të Kosovës situata është e qetë. Në pikën kufitare të Jarinjës në orët e vona të natës ka pasur lëvizje të zakonshme të automjeteve.

Nuk është raportuar për ndonjë incident apo zhvillim tjetër.

Sipas policisë, referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Ndonëse edhe sot u zhvilluan negociata në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell për gjetjen e një zgjidhje për targat, por ky i fundit tha se propozimin e tyre për shtyrje të afatit për targat e refuzoi kryeministri Kurti, ndërsa presidenti serb, Vuçiq pranoi që mos të lëshojnë më targa “KM” për serbët lokal në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button