S’ka zgjidhje për mungesën e ujit në Tetovë

Zgjidhja e problemit të ujit në Tetovë ishte njoftuar që në vitin 2016. Atëherë kryetarja e Tetovës Teuta Arifi pati deklaruar se ky problem tashmë ishte zgjidhur përfundimisht. Por edhe 5 vjet më vonë, qytetarët përballen me mungesë të ujit.

Mendoj që ne nuk do kemi problem me ujin, ndërkohë që sipas dinamikave që kemi tek stacioni i filtrimit, atje punimet shkojnë me dinamikën e duhur dhe mendojmë që shpejt pra në fundvit do jenë të përmbyllura. Në këtë mënyrë, i gjithë qarku rreth kësaj storje do të jetë i mbyllur”, tha Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës.

Inserte stacioni i filtrimit lëshimi në përdorim

Një vit më vonë përfundoi edhe stacioni i filtrimit, dhe u dha lajmi se, çështja e ujit për pije në Tetovë është zgjidhur, madje duke pasur edhe njëqind litra më tepër ujë në sekond.

Ajo që shihni sot këtu është përfundimisht faza finale. Pas marrjes së këtij rezultati dje, është filluar menjëherë vendosja në përdorim e këtij sistemi dhe që mbrëmë qytetarët e Tetovës kanë pasur 50 litra ujë në sekond plus dhe sot edhe 50 litra”, pohoi Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës.

Revolta e qytetarët të Tetovës është shtuar sidomos periudhën e fundit pasi siç thonë në mes të pandemisë 20 ditë tashmë nuk kanë ujë për pijë.

“Kjo është keqmenaxhim. Llogari duhet të jep komuna. Ujësjellësi duhet të bëhet revizion. Kryetarja duhet të dale të jape një pres ku është ngecja jo me faqe fejsbuku. Duhet qytetarëve t`iu kërkoj edhe falje, katër vite u bënë edhe katër më herrët tetë vite pushtet dhe sërish probleme me ujin”.

Edhe përkundër përfundimit të trasesë së ujësjellësit me një gjatësi prej 25 kilometrave, por edhe ndërtimit të stacionit për filtrim, disa lagje të Tetovës edhe më tej vazhdojnë të mos kenë ujë për pije. Ata thonë se, për dekada të tëra, furnizimi me ujë për pije bëhet vetëm përmes këtyre rezervuarëve, të cilat shpesh janë jo higjienike.

“Jo jo jo, gati 25 vjet jetoj këtu, pa hidrofor jo”.

“Që në 1984 me ujin kemi problem në Drenoc. Në kohën e Jugosllavisë kemi pasur probleme, edhe tash kemi problem me ujin”.

Përndryshe, problemi i ujit në Tetovë ka filluar që para dy dekadash. Për të njëjtin janë ndarë disa herë mjete, si nga Qeveria, po ashtu edhe nga Banka Botërore, por, edhe pse kanë kaluar katër kryetarë komunash me premtimin se ujësjellësi do të bëhet, Tetova, edhe më tej ka problem me mungesën e ujit për pije.

 

Bashkim Sulejmani 

LEXO EDHE:

Back to top button