Skivi tregon hatërmbetjet me disa nga anëtarët e BabaStars

Ai ka rrëfyer detaje të ndryshme mbi jetën personale dhe profesionale të tij.  Ndër të tjerash, ai ka faolur edhe për label-in BabaStars, duke thënë se ai ekziston ende, dhe kjo mund të shihet qartë me ekzistencën e kanalit të tyre në YouTube. “Përderisa po thua që BabaStars Channel është aty, unë nuk po di çfarë të them tjetër pos që ekziston, sepse po të mos kishte ekzistuar, ai kanal ishte shndërruar në diçka tjetër, kështu që patjetër që ekziston hala dhe aty është”, ka thënë Skivi.

Foto: RTV Dukagjini/YouTube

Tutje, ai tha se i ka ngelur hatri në disa deklarata që kanë bërë ish-pjesëtarët e label-it të tij, ku janë shprehur se BabaStars janë shuar si ekip.

“Sepse nëse nisemi me atë ‘që janë shuar BabaStars’ ajo është shumë gabim. Nuk bën ashtu të thuash. Prej kësaj më ka ardhur keq kur kam dëgjuar deklaratat si ‘janë shuar BabaStars’. I kam dëgjuar prej ish-kolegëve të mi në BabaStars, domethënë prej një vendi ku vet ke ecur, ke ngrënë e pirë pirë e plus i këndon këngët që s’janë të tuat hiç, duke filluar prej ‘High 1’ dhe ‘High 2’ që as këngët e tij nuk janë, po bjen si në kontradiktë me vetveten”, ka thënë reperi nga Prishtina.

LEXO EDHE:

Back to top button