Snoop Dogg, reperi 52-vjeçar, u fotografua duke pirë një cigare të fortë në pjesën e pasme të një SUV-i të zi pasi kishte darkuar në Santa Monica të mërkurën në mbrëmje, rreth një javë pasi i mashtroi shumë njerëz duke i bërë të besonin se ai do të ndalonte konsumimin e marihuanës.
Reperi i famshëm shijoi një vakt të ngrohtë italian në Giorgio Baldi me shokun e tij të famshëm, Don Cheadle, shkruan DailyMail.
Aktori i nominuar për “Oscar” – që do të festojë 59-vjetorin e tij të ardhshëm të mërkurën – Ddukej i buzëqeshur nga koha e kaluar me Snoopin (i lindur me emrin e vërtetë Calvin Broadus).

Don dhe Dogg janë miq të paktën prej pesë vitesh që nga kur ai fitoi një garë të ngrënies së specave të kuq për 100 dollarë në vitin 2018, gjatë një shfaqje në VH1, e quajtur “Snoop’s Potluck Dinner Party”.








