Sonte fillon Dita e Filmit Gjerman

Sonte fillon Dita e Filmit Gjerman

Qendra LOJA në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane kanë mundësuar që për të gjithë adhuruesit e filmave, e sidomos filmave Gjerman, të mund qaë ato t’i ndjekin në vendin tonë.

I ftuar në “Ditë e Re”, Bujar Luma, themelues dhe drejtor i Qendrës LOJA, tregoi për shikuesit e TV Alsat se sonte fillojn në prezantohen këto filma për publikun, por që do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

Ai në vijim tregoi që hyrja është falas dhe se publiku do te ketë mundësi të ndjek filma të metrazhit të gjatë, por edhe atij të shkurtë.

Është e rëndësishme të theksohet se filmat do të jenë në gjuhën gjermane, por për të gjithë ata që nuk e kuptojnë gjihën gjermane, do të ketë përkthim në gjihën shqipe dhe maqedonase.

Sonte publiku do të mund të ndjek filmin Ich bin Dein Mensch (Unë jam njeriu yt) me fillim në ora 20:00 në Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik LOJA në Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button