Sonte në Shkup shfaqet premiera “Vdekja dhe Virgjëresha”

Sonte në Shkup shfaqet premiera “Vdekja dhe Virgjëresha”

Gazetare: Sarah Hoxha

Kjo është vetëm një pjesë e shfaqjes “Vdekja dhe Virgjëresha”, e cila do të hapë dyert e Teatrit Shqiptar në Shkup për këtë sezon. Premiera do të jepet në orën 20:00.

Vepra e dramaturgut Ariel Dorfman, në regjinë e Afërdita Nuhijit, sjell për publikun historinë e çilianes Paulina e cila mbahej rob nga Qeveria në kohën e diktaturës. Vepra origjinale është shkruar në vitin 1990, ndërsa regjisorja Nuhiji thotë se përmes kësaj historie është munduar të kap elementet që edhe sot janë prezentë në shoqëri.
“Jam munduar që të mëshoj më shumë ne pikat qe neve na mundojnë sidomos neve gjinisë femërore sepse kjo te them të drejtën vet shfaqja si tërësi është një shfaqje që fuqizon gruan me të drejtë për raste te cilat kanë ndodhur shume kohë më parë në Çile. Por nuk mund të themi qe kjo nuk ndodh te ne pasi ne çdo ditë përballemi me kështu raste, mbase jo në formë të njëjtë të përdhunimit, por ka edhe dhunë psikologjike, ka edhe dhunë vetëm qe jepen me fjalë që ti mezi kalon rrugën dhe shumë të tjera… ”, deklaroi Afërdita Nuhiji, regjisore.

Aktorët shprehen të kënaqur me provat për shfaqen dhe bashkëpunimin me regjisoren.

“Unë luaj Roberto Mirandon quhet personazhi , karakteri jam një mjek i cili mjek në një kohe të regjimit diktatorial ka kryer disa punë të pahijshme me dashje ose pa dashje po për shkak të sistemit ka qenë në anën e pushtetarëve, dhe kush ka qenë kundër atyre për të kënaqur epshet e tyre kanë bërë përdhunime të vajzave, kanë bërë eksperimente me to…”, u shpreh Hamdi Rashidi, aktor.

Në këtë shfaqje luajnë: Aida Elezi në rolin e Paulina Salas, Fisnik Zeqiri në rolin e Gerardo Eskobarit, Hamdi Rashidi në rolin Roberto Mirandos dhe dy aktorët tjerë Abedin Alimi dhe Sabina Memishi. Në Teatrin Shqiptar së shpejti do të shfaqet edhe premiera e regjisorit Fatos Berisha- “ADN”, “Mishi i huaj” nga Martin Koçovski dhe premiera e shfaqjes “Xhaxha Vanja” nga Vlladimir Millçin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button