Sonte pas mesnatës pritet të lirohet nga burgu Cllevio

Sonte pas mesnatës pritet të lirohet nga burgu Cllevio

Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si Cllevio, u arrestua rreth një muaj më parë nga policia në Lushnjë, pasi theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’.

Fenomeni i rrjeteve sociale ishte përfshirë në një përleshje fizike me reperin Noizy, gjersa u arrestua për shkak të ‘largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit’.

E së fundmi u raportua në rrjete sociale se artisti do të lirohet nga burgu edhe pak orë.

Kjo u bë e ditur nga opinionisti Arjon Konomi, i cili ka njoftuar fansat se do të bëjë një live me Cllevion në orën 02:30.

“Live sonte ora 2:30 live me Cllevion”, u shpreh ai.

Ahmeti ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje.

Cllevio duhet përmendur që gjatë kësaj kohe ka marrë një mbështetje të madhe nga miqtë e fansat që e ndjekin në rrjete sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button