Sot zgjedhjet në veri të Kosovës

Sot zgjedhjet në veri të Kosovës

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, ku janë planifikuar të hapen 19 qendra të votimit, prej të cilave 13 do të jenë alternative apo të ashtuquajtura “kontejnerë”.

Në të kaluarën, në këtë zonë janë hapur 44 qendra votimi.

Ndërsa sot është vërejtur se ka pasur vonesa në furnizimin me material të ndjeshëm dhe shpenzues në qendrat e votimit.

Në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore, në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb. Ajo është Sllagjana Pantiq, kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Zveçanit.

LEXO EDHE:

Back to top button