Spasovski: Rebelimi i të rinjve nuk është i orientuar drejtë ndryshimit të sistemit korruptiv

Spasovski: Rebelimi i të rinjve nuk është i orientuar drejtë ndryshimit të sistemit korruptiv

Për profesorin e psikologjisë Ognen Spasovsli, rezultatet nga hulumtimi të realizuar nga “Tim Institut”, për nevojat e “360 Gradë”, janë alarmante sepse gjeneratat e reja janë kategoria me numrin më të lartë të cilët do t’i qaseshin korrupsionit të imët, kjo sipas tij në një far forme paraqet një tregues negativ, për shkak se bëhet fjalë për kategorinë e cila më fuqishëm duhet ta luftojë këtë dukuri, shkruan Alsat.

“Për të rinjtë është më tipike rebelimi, fryma revolucionare e kështu me radhë, por këtu nuk shohim, rebelim apo mos pranim të standardeve në kuptimin pozitiv, në kumtim të ndryshimit të këtij sistemi korruptiv, por për fat të keq, gjejnë mënyrën e tyre, në kuptimin negativë se si të vijnë deri tek ajo që e dëshirojnë”, tha Spasovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button