“Spice Girls” mund të ribashkohen

Spice Girls është ribashkuar në vitin 2019, për një seri të ngjarjeve muzikore, ndërkohë që së fundmi ish-anëtarja e grupit, Melanie C, ka deklaruar se mezi pret që ndonjë ribashkim tjetër të ndodhë në vitet e ardhshme.

Këngëtarja 47-vjeçare ka shkruar në rrjetet sociale se ribashkimi duhet të ndodhë dhe se bisedojnë vazhdimisht për këtë me vajzat e grupit.

“Sigurisht, bota ka qenë në trazira mirëpo plani prapa kësaj është që të dalim atëherë kur kjo të jetë e sigurt, kur të mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Melanie C.

Ajo bashkë me vajzat e tjera të grupit: Melanie B, Emma Bunton dhe Geri Horner, janë ribashkuar për disa koncerte në vitin 2019.

Mel C ka folur edhe për mospraninë e anëtares tjetër, Victoria Beckham, në këto koncerte, duke shtuar se mendon që edhe ajo së shpejti do të rikthehet në skenë.

“Do të donim ta kemi prapë në skenë. Sinqerisht mendoj se kjo do të ndodhë. Do të vijë një moment që ajo do të rikthehet në skenë”, ka thënë Mel C.

LEXO EDHE:

Back to top button