Spitali i Kërçovës larg inaugurimit, pjesa e ndërtuar është degraduar

Projekti për një spital të ri në Kërçovë jo vetëm që është larg realizimit, por objekti është në të njëjtën gjendje të keqe siç e gjeti Alsat në tetor të vitit të kaluar. Gjërat nuk janë lëvizur nga pika zero, ndërsa banorët e Kërçovës thonë se edhe ajo që është bërë ka dështuar, ose është në shënjestër të vjedhjeje të vazhdueshme.

“Kabllot e varura, material ndërtimor i shpërndarë, është shkatërruar edhe ajo çfarë është bërë deri më tani. Kjo është fotografia ku me vite paralajmërohet se do të vendoset spitali i ri i Kërçovës. Por tani për tani, siç qëndrojnë gjërat, nga premtimet e të gjitha partive politike, kërçovarët do të duhet të presin kohë më të mira.”

Qytetarët thonë se spitali i ri duhet të gjejë vend të veçantë në librat shkollorë të historisë, ashtu si hekurudha e pa ndërtuar për në Bullgari.

“… A besoni se ky spital do të bëhet realitet për Kërçovën në të ardhmen e afërt?” Kam menduar, por nuk besoj. Gjithçka filloi në vitin 1997, kështu që tani shikoni 30 vjet kanë kaluar që nga fillimi.”

Unë mendoj se tashmë po prishet. Fakti që ishin instaluar radiatorë, dritare, gjithçka është vjedhur. Nuk e di sa do të zgjasë, pothuajse është në të njëjtën moshë me mua … “

Ndërkohë, më shumë se 60,000 banorë të Kërçovës dhe zonës përreth po trajtohen në kushte joadekuate. Disa nga repartet e spitalit u ndërtuan në vitin 1938.

“… Ne sinqerisht shpresonim dhe besonim se ndërtimi i spitalit të ri do të përfundonte, por tani me Covidin, nuk e di se sa do të realizohet ky projekt …- tha Aqif Ismaili-mjek-kirurg  .

Udhëheqja e spitalit nuk ka informacion, kur do të përfundojë objekti i ri. Nuk ka aktivitete ndërtimore në të që nga viti 2016, dhe deri më tani janë shpenzuar rreth 3.5 milion euro.

Për këtë të drejtoheni te Ministria e Shëndetësisë.” Për momentin nuk mund të jap komente për spitalin e ri. Më premtuan. Ministri ishte, kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm …. – Stanko Tërpeski-drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Kërçovë.

Alsat i dërgoi  pyetje Ministrisë së Shëndetësisë kur planifikojnë të përfundojnë spitalin në Kërçovë, por nuk morëm përgjigje nga atje.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button