Stano: Qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar për urën e Ibrit

Stano: Qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar për urën e Ibrit

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës t’i dëgjojnë partnerët dhe aleatët në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën për media theksoi se qëndrimi i BE-së në lidhje me urën e Ibrit, nuk ka ndryshuar. Zëdhënësi i BE-së ka shtuar se nuk ka datë se kur mund të ketë takim potencial për ta diskutuar këtë çështje në Bruksel.

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian në lidhje me urën është përshkruar shumë qartë në ditët dhe javët e fundit dhe është komunikuar edhe me partnerët në Prishtinë dhe është diskutuar gjerësisht me të gjithë partnerët e tjerë brenda BE-së, me SHBA-në, me NATO-n dhe KFOR-in, dhe qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar. Mund të shtoja vetëm se ka diskutime dhe ndërveprime të vazhdueshme për këtë çështje, që hapat e njëanshëm, të pakoordinuar duhet të shmangen dhe kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Ky është qëndrimi i të gjithë partnerëve dhe aleatëve të Kosovës, dhe autoritetet e Kosovës do t’i bënin një shërbim shumë të mirë vetes dhe popullit të tyre nëse do ia vënin veshin dhe dëgjonin mesazhet e partnerëve dhe aleatëve”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

 

LEXO EDHE:

Back to top button