Stefon Keri nuk lëviz nga Golden Stejti

Stefon Kerri dëshiron që të vazhdojë qëndrimin te skuadra Golden Stejt dhe aktualisht ka nisur bisedimet në këtë drejtim. Tre vite më parë, Stef Keri firmosi kontratën 5 vjeçare për 201 mln dollarë dhe në sezonin e ardhshëm do të përfitojë 43 , ndërsa sezonin më pas, 45.1 mln dollarë.

Githçka është në tavolinë. Unë jam dedikuar punës që të mbetem këtu deri në fund të karrierës sime. Kuptojë se duhet të bëj punën e vërtetë për mua dhe ekipin dhe pastaj të kryejmë bisedimet. Ndjehem i bekuar që jam në këtë pozitë. Duhet të lejojmë që të gjërat të shkojnë ashtu siç janë dhe të shohim se çka po ndodh në periudhën që vjen, “ tha mes tjerash Keri.

Nëse vendos që të qëndrojë, në 3 vitet e ardhshme, pas vitit 2022, plejmejkeri i Golden Stejtit do të përfitojë 156 mln dollarë. Ndër qëllimet e tij në karrierën e tij është të kalojë 16 sezonet në NBA, njëjtë si edhe babai I tij , Del Keri.

LEXO EDHE:

Back to top button