Steve Martin përkrah Jo Koy pas kritikave që mori për udhëheqjen e “Golden Globes”

Steve Martin përkrah Jo Koy pas kritikave që mori për udhëheqjen e “Golden Globes”

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Steve Martin, i cili ka udhëhequr tre herë ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve kinematografike, “Oscar”, ka shkruar në përkrahje të kolegut të tij, komedianit Jo Koy, raporton AVClub.

Koy pasi udhëhoqi ceremoninë e ndarjes së çmimeve kinematografike, “Golden Globes”, mori shumë kritika.

“Do të ia hiqja kapelën gjithkujt që do të ngjitej në skenë për ta udhëhequr një format të tillë drejtpërdrejtë. Është një punë shumë e vështirë dhe jo për të dobëtit. Unë e di këtë pasi që ende ‘po vjell’ që nga hera e fundit që kam udhëhequr ‘Oscarin’ në 2010-tën. Pra urime Jo Koyt që mori detyrën më të vështirë në showbiz”, ka shkruar Martin.

Përderisa po e udhëhiqte mbrëmjen Koy kishe bërë shumë shaka me personat e famshëm duke përfshirë edhe yllin Taylor Swift.

Komediani ka komentuar publikisht për performancën e tij në spektakël dhe ka pranuar se është një “skenë e vështirë”.

“Është skenë e vështirë. Ishte punë e vështirë, nuk do të gënjej. Do të gënjeja nëse do thosha se ‘nuk më dhemb’. Arrita në një moment ku po mendoja me vete: ‘Ah. Të udhëheqësh një ceremoni qenka shumë detyrë e vështirë’”, ka thënë Koy.

LEXO EDHE:

Back to top button