Stoltenberg për vizitë dyditorе në vend
Stoltenberg për vizitë dyditorе në vend
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbërriti sot pasdite në Shkup. Ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, pas çka është planifikuar konferencë e përbashkët për shtyp. Njeriu i parë i Aleancës Veriatlantike do t’u drejtohet edhe deputetëve në Kuvend, ndërsa më pas do të shkojë në takim me presidentin Stevo Pendarovski. Stoltenberg do të jetë në vend edhe nesër. Ai dhe kryeministri Kovaçevski do të presin takimin e kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni. Të ftuar janë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti kroat Zoran Millanoviq si dhe kryeministri malazez Millojko Spajiq. Për shkaqe shëndetësore, kryeministri slloven Robert Golob e anuloi pjesëmarrjen. Pas vizitës në Bosnjë- Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi, mini-turneu i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s përfundon nesër në Maqedoni. /Alsat.mk