Strugë, dyshohet se uji i pijshëm është ndotur nga gurorja mbi fshatin Shum

Strugë, dyshohet se uji i pijshëm është ndotur nga gurorja mbi fshatin Shum

Gazetar: Miki Trajkovski

Koncesionarëve që kanë hapur guroren pranë fshatit Shum, që vitin e kaluar u janë hequr koncesionet. Në Shum ndodhen burimet nga ku Struga furnizohet me ujë të pijshëm, i cili prej 11 ditësh është jashtë përdorimit. Popullsia lokale dhe Qendra e Shëndetit Publik dyshojnë se shkak i ndotjes së burimeve janë aktivitetet ndërtimore të gurores, e cila ndodhej pothuajse mbi burimet, prej nga mbi 50.000 banorë të Strugës furnizohen me ujë të pijshëm.

“Për koncesionet që ndodhen më afër fshatit (edhe pse nuk janë të vendosura menjëherë pranë vendbanimit), në periudhën e kaluar është zbatuar procedura përkatëse dhe ato janë hequr, për shkak të së cilës këto subjekte për momentin nuk kanë të drejtë pune”, njoftojnë nga Ministria e Energjetikës.

Kjo situatë prek edhe institucionet shëndetësore dhe shkollat e qytetit. Në disa prej tyre janë vendosur automatikë me ujë të pastër për pije, ndërsa spitali ka marrë donacion.

“Problemi ndihet, fakti që nuk kemi ujë të pastër për pije, ndërkohë që nuk është mjaft cilësor për t’u përdorur as si ujë teknik. Përdorim ujë të zier për trajtimin fillestar të instrumenteve, pastaj bëhet sterilizimi dhe dezinfektimi”, deklaroi Vladimir Bunçeski – drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë.

Nga Komuna e Strugës thonë se Fakulteti i Ndërtimtarisë nga Shkupi sot ka formuar një ekip ekspertësh, të cilët do të kryejnë kontroll të detajuar të elementeve kyçe të sistemit, burimet në Shum dhe Belicë të Epërme, odat hyrëse, rezervuarët e furnizimit me ujë, hidrocentralet e vogla, lokacionet dhe stacionin e klorit. Ndërkohë, Ujësjellësi i Strugës nga sot ka drejtor të ri, pasi i mëparshmi dha dorëheqje për arsye morale, ndërsa këshilli komunal të enjten do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button