Studentët të pakënaqur me vauçerët, kërkojnë përmirësim të kushteve në konvikte dhe semestra pa pagesë

Studentët të pakënaqur me vauçerët, kërkojnë përmirësim të kushteve në konvikte dhe semestra pa pagesë

Gazetar: Avni Tahiri

Në vend se të jepen vauçerë 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike, studentëve tu mundësohet semestër pa pagesë dhe përmirësim të kushteve të konvikteve. Kështu thonë studentët e anketuar nga Alsat. Në këtë mënyrë sipas tyre do të ndihmoheshin edhe familjet që kanë vështirësi ekonomike.

”Më mirë do të ishte që arsimi të jetë falas se sa të japin vauçer për studentët, ajo është vetëm një vit në fakultet që paguajmë. Pra perse mos ta bëjnë arsimin pa pagesë për të gjithë, pra në këtë mënyrë më shumë do të ndihmonin studentët se sa të jepet një vauçer dhe më pas të falënderojmë për atë…Mendoj se arsimimi duhet të jetë pa pagesë dhe këto që jepen, pra harxhimet për ca shpenzime materiale që mendoj se nuk janë të nevojshme dhe askush s’don t’i paguaje ato”, deklaroi një student.

“Mendoj se ne fillimisht duhet t’i rregullojmë ca gjëra bazike e më pas të flasim për vaucerë. Në mëngjes isha që ta shfrytëzoj dhe që e kisha rezervuar, e pres një kohë të gjatë dhe nuk kishte në stok, duhet të pritet edhe pse u tha që do të ketë për studentët pa kokë dhimbje dhe kjo është vetëm që të përfitohet nga studentët dhe vijnë bëjnë PR në amfiteatër”, tha një studente.

Për të blerë një laptop të mirë dhe për të shfrytëzuar vauçerin prej 250 eurosh, disa studentë thanë se janë detyruar që të shtojnë edhe 250 euro tjera, gjë që sipas tyre ka ndikuar në buxhetin studentor dhe të familjes.

A e shfrytëzuat vauçerin? Po, e shfrytëzova. Çfarë bleve? Bleva laptop dhe e shfrytëzoj. Mund të me thoni edhe sa shtuat? Po, ishin deri në 15 mijë denarë ndërsa unë shtova edhe 20 mijë denarë pasi për një laptop të mirë duhet edhe më shumë para”, u përgjigj një studente.

“Ende nuk e kam shfrytëzuar kërkoj opsione që ta shfrytëzoj. Çfarë mund të blihet me 15 mijë denarë? Për saktësisht 15 mijë denarë nuk ka por ndoshta një tablet me tastier”, tha një tjetër studente.

Sipas informatave, deri tani rreth 40 mijë studentë kanë marrë vauçerin prej 250 eurosh ndërsa rreth 20 mijë studentë deri tani e kanë shfrytëzuar të njëjtin dhe kanë marrë pajisjet elektronike. Afati i shfrytëzimit të vauçerit studentor është deri më 1 janar 2026. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button