Studimi: Zemërimi mund t’i dëmtojë enët e gjakut

Studimi: Zemërimi mund t’i dëmtojë enët e gjakut

Sipas një studimi të ri, i cili u publikua të mërkurën në gazetën “Heart Association” në SHBA, zemërimi ka ndikim negativ në enët e gjakut.

CNN raporton se në këtë studim shkencëtarët ndanë 280 pjesëmarrës dhe ju dhanë detyra, të cilat ju shkaktoni ndjenja nervozizmi, trishtimi dhe ankthi për tetë minuta.

Para detyrës, e disa herë pas saj, studiuesit shikonin shëndetin vaskular të pjesëmarrësve.

“Ka pasur disa studime në të kaluarën, të cilat i kanë lidhur ndjenjat e nervozizmit, ndjenjat e ankthit dhe ato të trishtimit me rrezik nga sëmundjet e zemrës”, ka thënë autori i studimit, doktori Daichi Shimbo, profesor në Universitetin Columbia në New York.

Ai ka thënë se detyrat që patën të bëjnë me trishtimin dhe ankthin nuk treguan rezultat domethënës në enët e gjakut, kur u krahasuan me ndjenjat neutrale, por ndjenjat e nervozizmit po.

“Ani pse ky nuk është studimi i parë që u bë në lidhje me këto çështje, prapë se prapë tregon se si ndodhin”, ka thënë doktori Joe Ebinger, nga Instituti Smidt Heart në Los Angeles, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

40 minuta nervozë mund të krijojnë problem më të gjatë

Shimbo ka thënë se ka tri mënyra kryesore se si zemërimi ndikon tek enët e gjakut.

Së pari, e bën më të vështirë zgjerimin e enëve të gjakut si përgjigje ndaj ishemisë, apo kufizimeve. Zemërimi gjithashtu ndikoi në dëmtim të qelizave venoze dhe aftësinë e tyre për të riparuar vetveten.

Pas detyrës tetëminutëshe, e cila synonte të nxiste zemërimin, ndikimi në enët e gjakut u pa për 40 minuta.

“Spekulojmë se nëse je një person që vazhdimit bëhet nervoz, enët e gjakut nuk riparohen në mënyrë kronike. Ne nuk e studiuam këtë, por spekulojmë se këto lloj ‘ofendime’ që i shkaktohen venave nga zemërimi mund të çojnë në efekt të pa favorshëm për to”, ka thënë Shimbo.

Duhet të bëhet më shumë kundër ndjenjave të zemërimit

“Nervozizmi apo zemërimi është emocion njerëzor dhe është ndjenjë që nuk duhet evituar”, ka thënë Ebinger.

“Është mirë që të mësohet të tejkalohen ndjenjat e zemërimit pa i lënë të shkaktojnë acarim”, ka thënë doktori Brett Ford, nga Universiteti i Torontos.

“Çdo person kur nervozohet duhet ta pyes veten se çfarë po i pengon mendimet e tij apo çfarë po e shkakton energjinë e keqe, nga çfarë po e mbron veten ai person, për çfarë ka nevojë që nuk është duke u përmbushur. Pastaj kur ai person i di përgjigjet e këtyre pyetjeve, e kupton se çfarë po ia shkakton zemërimin dhe vet është nën kontroll të tij. Nuk do ta kontrollojë më zemërimi atë”, ka thënë profesoresha Deborah Ashway, nga klinika për konsulencë mentale në New Bern, në Carolinën veriore, SHBA.

Shimbo ka thënë se studimi i fundit që tregon se si zemërimi ndikon tek enët e gjakut, ndoshta do t’i inkurajojë njerëzit të gjejnë mënyra për mënjanimin e këtyre ndjenjave përmes ushtrimeve apo terapive te psikologu.

“Nuk ka të bëjë me mohimin e zemërimit, sepse të gjithë e përjetojmë, por ka të bëj me gjetjen e mënyrës adekute se si çdo person duhet ta tejkalojë atë gjendje në mënyrë që të menaxhohet e të minimizohet”, ka thënë Ebinger.

LEXO EDHE:

Back to top button