Sukseset e studentëve shqiptarë jashtë vendit

Sukseset e studentëve shqiptarë jashtë vendit

Arlind Kaçirani studenti që fitoi bursë të plotë në Universitetin Yale rrëfen eksperiencën e tij.

I ftuar në Ditë e Re, Alsat, Arlind Kaçiran studenti shqiptar nga Shkodra në një lidhje direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu për rrugëtimin e tij akademik.

Ai u shpreh se përpos sfidave dhe barrierave që ka pasur gjatë këtyre shtatë viteve ndjehet me fat të studiojë dhe të formohet në mënyrë akademike me një staf dhe ambjent me fitues të çmimit Nobel në shkencë.

Për më tepër ai shtoi se mungesa e interesimit ashtu sikur edhe e bashkëpunimit të institucioneve shqiptare në shtetet e Ballkanit rreth fushës së shkencës dhe të studimeve kërkimore është për të ardhur keq dhe duhet më shumë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button