Sulm ndaj motrës në Pejë, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar nga Policia e Pejës pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje familjare, ngjarja e cila ka ndodhur dje, më 13.04.2026, në Pejë.
Sipas informacioneve nga policia, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor pas incidentit.
“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.








