Sulmohet kameramani i TV Alsat

Kameramani i televizionit Alsat, Bleron Pajaziti, është sulmuar sot fizikisht nga një person i panjohur, gjatë xhirimit në rrugën e Ilindenit në Tetovë, shkruan Alsat.

Personi në fjalë fillimisht i është afruar kameramanit duke e pyetur nëse po xhironte dhe se kush e kishte dërguar dhe më pas e ka goditur me grushte në kokë derisa kanë ndërhyrë disa kalimtarë të rastit, pas çka, sulmuesi ka drejtim të panjohur. Rasti është denoncuar bashkë me video materialin në policinë e Tetovës, nga ku sipas informatave tona, sulmuesi është arrestuar dhe po mbahet në Policinë e Tetovës, e cila po punon për zbardhjen e rastit dhe procedimin e mëtejmë në prokurorinë komunale

“Çka bën be, a të ka dërguar dikush. Çka bën a incizon diçka, pse?”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button