Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, ndalohet nga policia

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, ndalohet nga policia

Sektori për punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 34 vjeçarin S.Sh. nga Gostivari i cili u denoncua nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

“Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (09-tetor) në ora 14:30 kanë privuar nga liria 34-vjeçarin S.Sh nga Gostivari, i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 29-vjeçare, se më datë 8 të këtij muaji ai e kishte sulmuar fizikisht. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës do të përgatitet parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button