“Super heronjtë” shpëtojnë të humburit

“Super heronjtë” shpëtojnë të humburit

Nëse një ditë do ta gjeni veten në vështirësi, në një cep të humbur ku nuk do t’iu vijë dot në ndihmë asnjeri, mos u dëshpëroni. Në saj të projektit të një kompanie teknologjike, shpëtimtari juaj do të duket si një super hero që vjen duke fluturuar. Një grup anëtarësh të një skuadre të ndihmës së shpejtë, veshin kostumin e “Iron Man” dhe po testojnë teknologjinë e fundit, për të mundësuar shpëtimin e njerëzve. Me kostumin që duket se është marrë nga filmat fantastiko-shkencorë, pjesëtarët e skuadrës së ndihmës së shpejtë mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 136 kilometra në orë duke përballuar erën e fortë që fryn me një shpejtësi deri në 48 kilometra në orë. Falë tij ata kanë arritur të përshkojnë ngjitjen e një faqeje mali për 3 minuta e 40 sekonda, ndërkohë që në këmbë do të ishin dashur 2 orë. Kompania që ka prodhuar kostuminpo punon edhe me forcat speciale britanike, të cilat kanë demonstruar më parë aftësitë e tyre fluturuese, duke kaluar nga një anije në tjetrën në mes të detit.

LEXO EDHE:

Back to top button