Sveçla: Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, akt terrorist

Sveçla: Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, akt terrorist

Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varagë të Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që doli në vendngjarje tha se para orës 19:00 ka ndodhur një shpërthim dhe se një pjesë e Ibër-Lepencit, që konsiderohet si infrastrukturë kritike, është dëmtuar.

Ai e cilësoi si “akt terrorist” dëmtimin e kanalit të ujit, përmes së cilit tha se furnizohet edhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Sveçla tha se institucionet janë mobilizuar që dëmet të sanohen dhe qytetarët të mos vuajnë pasojat.

“Është detyrë e domosdoshme e institucioneve të sigurisë që të hetohen terroristët që kanë kryer këtë akt terrorist dhe të sillen para drejtësisë,” theksoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button