Taika Waititi bënë këtë veprim kur pyetet nëse po martohet me Rita Orën

Taika Waititi bënë këtë veprim kur pyetet nëse po martohet me Rita Orën

Ditë më parë u përfol se artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe partneri i saj, regjisori Taika Waititi janë drejt martesës.

Së fundmi, Taika u paraqit së bashku me aktorin Chris Evans në emisionin “This morning” për të folur për filmin e tyre të ri “Lightyear”.

Por, i dashuri i këngëtares refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së Phillip Schofield në lidhje me Rita Ora gjatë kësaj paraqitje.

Në fund të intervistës, Phillip tha: “Epo, ne e kemi uruar Chris për ditëlindjen e tij … kështu që Taika ka kambanat e dasmës?”

Taika e ndërpreu shpejt dhe i tha: “Mund të ma uroni edhe mua, e kam në gusht! Le të flasim për ditëlindjen time!”, shkruan Mirror.

Më pas ai nxori kufjet nga veshi dhe tha: “Çfarë? Më falni, po ndërpreheni!” para se të shtojë: “Jo, ikën!”, ndërsa hodhi pajisjen në njërën anë.

Por, Phillip gjithsesi u përpoq të bënte më të mirën për të marrë pyetjen e tij në lidhje me thashethemet e dasmës në lidhje me Taika dhe Rita Ora.

“A mos të pyes për Ritën?” Phil tha ndërsa Holly tha: “Unë mendoj se ai nuk mund të na dëgjojë!”.

“Pavarësisht, ajo është e mrekullueshme, ne e duam atë këtu, ajo është gjithmonë një mysafire e madhe dhe urime!”, tha Filipi ndërsa Taika i përshëndeti përpara se ai dhe Chris të largoheshin.

Në fillim të këtij muaji u raportua se Rita, 31 vjeç, dhe regjisori Taika, me sa duket po planifikojnë martesën e tyre së bashku.

Thashethemet e fejesës kanë qarkulluar rreth çiftit të lumtur prej disa kohësh – me spekulime se regjisori i “Thor” i propozoi gjatë Krishtlindjeve në një moment.

LEXO EDHE:

Back to top button